Hidhen tymuese para Ministrisë së Drejtësisë, kërkohet dorëheqja e Donika Gërvallës
27 tetor 2026
| 15:41
Organizata “QIKA” ka zhvilluar një aksion para Ministrisë së Drejtësisë, e cila drejtohet nga ministrja Donika Gërvalla.
Anëtaret e kësaj organizate kanë hedhur tymuese në hyrje të ministrisë, duke kërkuar edhe dorëheqjen e ministres Gërvalla.
Protesta vjen pas rastit tragjik në Pejë, ku një grua dyshohet se është vrarë me sëpatë nga kunati i saj, vetëm tri ditë pasi i kishte drejtuar një letër Prokurorisë, duke kërkuar ndërmarrjen e masave lidhur me rastin e saj.



