Koci: Gërvalla dhe Sveçla duhet të japin dorëheqje, fajin e ka edhe populli që nuk kërkon përgjegjësi

27 tetor 2026 | 19:44

Avokati Arianit Koci ka komentuar deklaratat e politikanëve pas vrasjes së Arlinda Zekajt, më 25 tetor në Vitomiricë të Pejës, ku autor ishte kunati i saj.

I ftuar në emisionin DPT te Fidani në Klan Kosova, Koci tha se Gërvalla dhe Sveçla do të duhej të largoheshin nga kjo pozitë.

“…Natyrisht, kjo quhet dorëheqje morale, dorëheqje politike, doreheqje objektive, pra doreheqje jo që ka faj por për shkak të pozicionit duhet me dhanë dorëheqje… A e din pse nuk japin dorëheqje sepse kerkush as nuk lyp përgjegjësi, na popullata nuk jemi mësu me lyp përgjegjësi prej tyre…”, deklaroi ai.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Shkruan: Besa Ismaili-Ahmeti  Kosova është më e fortë kur çdo…