Zemaj-Kurtit: Protestat do t’ju detyrojnë të merrni përgjegjësi dhe të jepni dorëheqje
27 tetor 2026
| 21:00
Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit se MPB-ja dhe Ministria e Drejtësisë kanë edhe 54 orë afat për të dorëzuar raportin lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt nga kunati i saj.
Zemaj ka kritikuar shtyrjen e përgjegjësisë, duke thënë se protestat do t’i detyrojnë përgjegjësit të japin llogari dhe të japin dorëheqje.
“Ti mund të shtysh edhe 50 orë të tjera përgjegjësinë dhe llogaridhënien. Ju mund të mos e merrni as përgjegjësinë morale, mund të mos jepni as dorëheqje, por protestat do t’ju detyrojnë të merrni përgjegjësi dhe të jepni dorëheqje”, shkruan Zemaj.



