Në proces shkurorëzimi, gruaja në Skenderaj raporton kanosjen nga bashkëshorti
28 tetor 2026
| 11:19
Një grua në Skenderaj ka raportuar se është kanosur përmes telefonit nga bashkëshorti i saj, me të cilin është në proces të shkurorëzimit.
Sipas raportit të policisë, rasti është raportuar më 27 tetor 2026, rreth orës 11:06.
I dyshuari, bashkëshorti i viktimës, gjendet jashtë shtetit, ndërsa rasti është duke u hetuar nga organet kompetente.



