Inspektorati Qendror i Punës ndalon punimet në objektin ku u shemb pllaka e betonit

28 tetor 2026 | 15:12

Inspektorati Qendror i Punës ka njoftuar se janë ndaluar punimet në objektin ku është shembur pllaka e betonit, si pasojë e së cilës janë lënduar gjashtë punëtorë.

Sipas Inspektoratit, ky veprim është ndërmarrë me qëllim të parandalimit të rreziqeve dhe garantimit të sigurisë dhe shëndetit të punëtorëve në vendin e punës.

“Sipas informatave të deritanishme, tre nga punëtorët e lënduar vazhdojnë të jenë në spital, ndërsa tre të tjerët janë liruar për trajtim në shtëpi. Njëri nga punëtorët e lënduar ka pësuar fraktura”,  ka njoftuar Inspektorati Qendror i Punës.

Rasti ka ndodhur sot, rreth orës 12:30, në Prizren, ku gjashtë punëtorë kanë mbetur të lënduar.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ariana Musliu-Shoshi, ka…