Musliu-Shoshi kërkon nga aleatët vëmendje ndaj procesit të Apelit për krerët e UÇK-së
28 tetor 2026
| 15:09
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ariana Musliu-Shoshi, ka bërë të ditur se gjatë takimit me delegacionin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s ka ngritur shqetësimin lidhur me vendimin e fundit të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së.
Përmes një postimi në “Facebook”, Musliu-Shoshi ka thënë se nga aleatët e Kosovës ka kërkuar vëmendje ndaj procesit të Apelit dhe respektim të plotë të standardeve ndërkombëtare të drejtësisë.
“Drejtësi për çlirimtarët!”, ka shkruar ajo.
Takimi me delegacionin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s është zhvilluar në Kuvendin e Kosovës, ku është diskutuar edhe për bashkëpunimin parlamentar, si dhe për zhvillimet politike dhe të sigurisë në Kosovë dhe rajon.



