Haxhiu takon shefin e misionit të Luksemburgut, diskutojnë për digjitalizimin dhe sigurinë e Kuvendit

28 tetor 2026 | 15:14

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur në takim shefin e misionit të Ambasadës së Dukatit të Madh të Luksemburgut në Kosovë, Eric Dietz.

Gjatë takimit, Haxhiu ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Luksemburgut dhe agjencisë së tij për bashkëpunim zhvillimor, LuxDev, për Kuvendin e Kosovës.

Ajo ka veçuar kontributin në modernizimin e sistemit të votimit elektronik dhe në përmirësimin e kushteve të punës parlamentare.

Sipas njoftimit të Kuvendit, gjatë takimit është diskutuar edhe për vazhdimin e bashkëpunimit dhe përgatitjen e projekteve të reja që synojnë digjitalizimin e plotë të punës së Kuvendit.

Po ashtu, është trajtuar rëndësia e forcimit të sigurisë së sistemeve dhe rritjes së qasjes së qytetarëve në veprimtarinë parlamentare.

Haxhiu ka theksuar se partneriteti me Luksemburgun është i rëndësishëm për ndërtimin e një Kuvendi më efikas, më modern dhe më të hapur ndaj qytetarëve.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Inspektorati Qendror i Punës ka njoftuar se janë ndaluar punimet…