Mbreti Abdullah II i Jordanisë uron Shiroka-Pulën, shpreh gatishmëri për bashkëpunim me Kosovën

28 tetor 2026 | 15:15

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka pranuar sot një letër urimi nga Mbreti Abdullah II i Mbretërisë Hashemite të Jordanisë, me rastin e marrjes së detyrës.

Në emër të popullit dhe të Qeverisë së Jordanisë, Mbreti Abdullah II i ka përcjellë presidentes Shiroka-Pula urimet e përzemërta për marrjen e postit.

Ai gjithashtu ka shprehur gatishmërinë e Jordanisë për të vazhduar bashkëpunimin me Kosovën.

“Në letrën e tij, Mbreti Abdullah II ka shprehur gatishmërinë e Jordanisë për të vazhduar bashkëpunimin me Kosovën, me synimin e avancimit të marrëdhënieve të miqësisë dhe bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, në shërbim të të dy popujve dhe të paqes dhe prosperitetit global”, është thënë në urimin e tij.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur në…