Osmani për rastin e Arlindës: Shkarkimet nuk mjaftojnë, duhet të ketë përgjegjësi penale

29 tetor 2026 | 11:45

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas rastit të Arlinda Zekajt, duke kërkuar llogaridhënie për zyrtarët që, sipas saj, kanë dështuar ta mbrojnë atë.

Përmes një postimi në “Facebook”, Osmani ka kritikuar institucionet, duke theksuar se shkarkimet dhe dorëheqjet nuk mjaftojnë për të adresuar dështimin në mbrojtjen e Arlindës.

“Shteti e la në duart e vdekjes”, ka shkruar Osmani.

Ajo ka kërkuar që përgjegjësia të mos kufizohet vetëm në masa administrative, por të përfshijë edhe përgjegjësi penale për zyrtarët që, sipas saj, kanë refuzuar ta mbrojnë Arlindën.

“Për çdo zyrtar që refuzoi ta mbronte, duhet të ketë edhe përgjegjësi penale”, ka shkruar Osmani.

Në fund të reagimit, ish-presidentja ka bërë thirrje për drejtësi dhe llogaridhënie, duke e përmbyllur mesazhin me fjalët: ‘Drejtësi. Përgjegjësi. Burg!”, ka shkruar Osmani.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Strategic Group dhe Ocean B Holding, me seli në Katar,…