Presidentja pret në takim Prattipatin, diskutojnë për partneritetin strategjik Kosovë-ShBA
29 tetor 2026
| 11:48
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim të ngarkuarën me punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Prishtinë, Anu Prattipati, e cila e ka uruar për marrjen e detyrës.
Gjatë takimit, Shiroka Pula ka riafirmuar përkushtimin e saj për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dhe partneritetit strategjik ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Në këtë kontekst, presidentja ka theksuar rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve dhe vazhdimit të koordinimit të ngushtë për çështjet me interes të përbashkët.
Sipas njoftimit, ky bashkëpunim synon ruajtjen e paqes dhe sigurisë rajonale, si dhe zhvillimin dhe avancimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës.



