Arrestohen dy persona të dyshuar për krime lufte në rastin e “Masakrës së Padalishtës”
Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës, nën autorizimin e Prokurorisë Speciale, ka ndërmarrë veprime hetimore për një periudhë të gjatë kohore në drejtim të dokumentimit të rastit i njohur si “Masakra e Padalishtes” në Komunën e Istogut, e ndodhur më 26 mars 1999, në Komunën e Istogut.
Në koordinim me prokurorin përgjegjës për rastin, hetuesit e Sektorit për Krime Lufte kanë ndërmarrë edhe veprime operative, në përputhje me autorizimet përkatëse, duke angazhuar njësi në terren dhe si rezultat i këtyre veprimeve, të enjten janë lokalizuar dhe arrestuar dy të dyshuar Z.B., dhe G.B. në fshatin Osojan dhe Cerkolez të Komunës së Istogut.
Të gjitha veprimet e mëtejshme lidhur me rastin do te ndërmerren në bashkërendim me Prokurorinë Speciale.



