Presidentja pret në takim zëvendëskryeministrin Damka, diskutojnë për përfaqësimin e komuniteteve në institucione

29 tetor 2026 | 12:44

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim zëvendëskryeministrin e tretë të Kosovës për çështje të pakicave dhe bashkëpunim, Fikrim Damka, i shoqëruar nga dy deputetë të Kuvendit të Kosovës nga komuniteti të cilit i përket.

Zëvendëskryeministri Damka e ka uruar presidenten Shiroka Pula për marrjen e detyrës, duke i dëshiruar suksese në ushtrimin e mandatit të saj në krye të shtetit.

Ndërkaq, presidentja Shiroka Pula e ka uruar Damkën për 103-vjetorin e Republikës së Turqisë, duke ritheksuar marrëdhëniet e mira ndërmjet dy shteteve.

Gjatë takimit është diskutuar për rëndësinë e bashkëpunimit institucional dhe përfaqësimin e komuniteteve joshumicë në institucionet e Republikës së Kosovës.

Presidentja Shiroka Pula ka vlerësuar kontributin e të gjitha komuniteteve në zhvillimin e vendit, duke theksuar përkushtimin e saj për mbrojtjen e të drejtave të tyre dhe forcimin e barazisë, përfshirjes dhe bashkëjetesës në Kosovë.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka konfirmuar për “Telegrafin” se…