Mbyllet për qarkullim tuneli “Te Kurrizi” në Prishtinë

30 tetor 2026 | 20:15

Tuneli “Idriz Gjilani”, në lagjen Dardania në Prishtinë, do të mbyllet për qarkullim nga sot, 30 tetor, në orën 18:00, deri më 1 nëntor, në orën 17:00.

Sipas njoftimit të Komunës, mbyllja bëhet për shkak të organizimit të aktivitetit “Halloween te Kultura House”, me qëllim të garantimit të sigurisë së pjesëmarrësve.

Drejtoria e Mobilitetit u ka bërë thirrje qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik që gjatë kësaj periudhe të shfrytëzojnë rrugët alternative dhe të respektojnë sinjalizimin në terren.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Policia e Kosovës ka publikuar letrën e dorëheqjes së Gazmend…