Konsulli i Përgjithshëm në Cyrih, Vigan Berisha, mirëpret sipërmarrësen shqiptare Antigona Kicaj

30 tetor 2026 | 21:33

Konsulli i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës në Cyrih, Vigan Berisha, ka mirëpritur në ambientet e Konsullatës së Përgjithshme sipërmarrësen shqiptare në Zvicër, Antigona Kicaj, e cila ndër vite ka dhënë kontribut të çmuar në fushën e kujdesit shëndetësor e social, si dhe në veprimtaritë humanitare.

Antigona Kicaj është themeluese e ndërmarrjes Panta med Spitex, me seli në Winterthur, përmes së cilës ka kontribuar në zhvillimin e shërbimeve të kujdesit shëndetësor, duke përfshirë edhe ofrimin e shërbimeve në gjuhën shqipe për komunitetin shqiptar në Zvicër. Angazhimin e saj në këtë fushë e ka zgjeruar edhe përmes kompanisë Cura Care AG, e cila ofron shërbime të përkujdesjes për të moshuarit dhe personat me nevoja të veçanta.

Përveç suksesit në fushën e sipërmarrjes, Kicaj shquhet edhe për angazhimin e saj humanitar. Ajo është bashkëthemeluese e organizatës ICF – International Charity Fighter, e cila mbështet personat e prekur nga sëmundja e kancerit, familjet në nevojë, si dhe institucionet humanitare në Zvicër dhe Kosovë.

Gjatë takimit, Konsulli i Përgjithshëm, Vigan Berisha, vlerësoi kontributin profesional dhe humanitar të Antigona Kicajt, duke e cilësuar angazhimin e saj si një shembull të rëndësishëm të suksesit dhe përkushtimit të mërgatës shqiptare në Zvicër.

Në këtë kontekst, u theksua edhe rëndësia e forcimit të bashkëpunimit me mërgatën, si dhe mbështetja e nismave që promovojnë solidaritetin, mirëqenien sociale dhe veprimtarinë humanitare në shërbim të komunitetit shqiptar.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
I ftuar në emisionin TEMPUS, që transmetohet në televizionin T7,…