Pejë: Burri dërgohet në mbajtje pasi vazhdon t’i çojë mesazhe ish-gruas

31 tetor 2026 | 13:43

Një person është ndaluar në Pejë, pasi dyshohet se kishte vazhduar t’i dërgonte mesazhe ish-bashkëshortes së tij, e cila kishte deklaruar se kishte frikë nga ai.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti është raportuar më 30 tetor 2026. Viktima, një grua kosovare, ishte ndarë nga bashkëshorti para disa muajsh dhe së bashku kanë dy fëmijë.

Policia ka bërë të ditur se procedura e shkurorëzimit mes tyre është në proces gjyqësor, ndërsa i dyshuari vazhdonte t’i dërgonte mesazhe viktimës.

I dyshuari është arrestuar dhe, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Edicioni i pestë i Big Brother VIP Kosova ka nisur…