Sot në Prishtinë dy protesta, njëra kundër Kurtit, tjetra për Arlinda Zekajn
01 nëntor 2026
| 08:23
Në Prishtinë gjatë ditës së sotme pritet të mbahen dy protesta, me kërkesa dhe kauza të ndryshme.
Protesta e parë do të mbahet kundër qeverisjes së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.
Ndërkaq, në sheshin “Zahir Pajaziti” do të mbahet dita e pestë e protestës së organizuar nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt.



