“Keni dështu”, mesazhe të ndryshme vendosen para Qeverisë, në protestën kundër Kurtit

01 nëntor 2026 | 12:36

Një grup qytetarësh janë mbledhur sot në sheshin “Skënderbeu” para Qeverisë së Kosovës.

Në këtë mënyrë, ata kanë protestuar kundër qeverisjes së Albin Kurti, duke kërkuar dorëheqjen e tij.

Organizatori i protestës, Durim Aliu bëri thirrje që protesta të jetë paqësore dhe të mos shkaktohen dëme.

Gjatë protestës, në shenjë revolte u lëshuan alarme përmes autoparlantit.

Ata përmes thirrjeve kërkuan: “Dorëheqje” dhe përmes pankartave me mbishkrime, “Keni dështua”, “Nuk bëhet kështu”, duke i vendosur ato para hyrjes së objektit të ekzekutivit të vendit.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Një tjetër letër e Arlinda Zekajt, e drejtuar institucioneve të…