Konstituohet Komisioni Hetimor Parlamentar për rastin e Arlinda Zekajt

02 nëntor 2026 | 11:57

Është konstituuar Komisioni Hetimor Parlamentar për veprimet dhe mosveprimet institucionale lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt, si dhe për trajtimin institucional të dhunës ndaj grave dhe fëmijëve në familje.

Komisioni do të kryesohet nga Burim Ramadani i Aleancës, ndërsa zëvendëskryetar është zgjedhur Adnan Rrustemi nga Lëvizja Vetëvendosje.

Komisioni përbëhet nga 11 anëtarë dhe ka mandat maksimal prej gjashtë muajsh. Gjatë kësaj periudhe, ai do të hetojë veprimet dhe mosveprimet e institucioneve në rastin e Arlinda Zekajt, si dhe mënyrën se si institucionet e kanë trajtuar dhunën ndaj grave dhe fëmijëve në familje.

Kuvendi i Kosovës e kishte themeluar këtë komision më 29 tetor, me 90 vota për.

Arlinda Zekaj u vra më 25 tetor në Vitomiricë të Pejës. Vetëm tri ditë para vrasjes, ajo u kishte dërguar letër institucioneve, duke i alarmuar se jeta e saj ishte në rrezik.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Një lajm i papritur për të ardhmen e Vedat Muriqit…