Qeveria mblidhet sot, pritet të miratohet projektbuxheti për vitin 2027

02 nëntor 2026 | 12:14

Qeveria e Kosovës do të mbajë sot mbledhjen e radhës, e cila do të fillojë në orën 16:00, në ndërtesën e qeverisë.

Në fokus të mbledhjes pritet të jetë projektbuxheti për vitin 2027, i cili më pas pritet të procedohet për shqyrtim në Kuvendin e Kosovës.

Kryeministri Albin Kurti kishte bërë me dije të shtunën, gjatë mbledhjes së këshillit të partisë së tij, se projektbuxheti do t’i dërgohej Kuvendit të hënën.

Ai kishte përmendur gjithashtu se në këtë projektbuxhet janë paraparë mbi 1 miliard euro investime kapitale.

Ndërkohë, deputetë të LDK-së kanë kritikuar Qeverinë, duke pretenduar se është shkelur afati ligjor për procedimin e projektbuxhetit për vitin 2027.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Dogana e Kosovës ka mbledhur 186.6 milionë euro të hyra…