Luis Enrique vendos rekord historik te PSG-ja

02 nëntor 2026 | 15:36

Luis Enrique ka vendosur një rekord të ri te Paris Saint-Germaini. Pas fitores bindëse 5:1 ndaj Le Havre, trajneri spanjoll ka arritur në kuotën e 127 fitoreve në 188 ndeshje në drejtimin e skuadrës parisiene, duke u bërë trajneri me më së shumti fitore në historinë e klubit.

Ai ka lënë pas Laurent Blancun, i cili ka regjistruar 126 fitore në 173 ndeshje, si dhe Luis Fernandezin, me 125 fitore në 244 takime.

Pas ndeshjes, Luis Enrique ka shprehur kënaqësinë që është pjesë e PSG-së, duke vlerësuar lojtarët dhe bashkëpunimin me drejtuesit e klubit.

Ai ka theksuar se është trajner kërkues, pasi tifozët dhe klubi meritojnë më të mirën.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Zahide Rraci nga Prishtina shpall të pavlefshme Licencën e Punës…