Ministri Andin Hoti u takua me kryetarin e Komunës së Obiliqit, Halil Thaçi

02 nëntor 2026 | 18:46

Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, z. Andin Hoti, u takua me kryetarin e Komunës së Obiliqit, z. Halil Thaçi, i shoqëruar nga drejtoresha e Kulturës, znj. Ilire Kelmendi-Shema, dhe drejtoresha e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, znj. Albertina Dedinca.

Gjatë takimit u diskutua për çështje me interes të përbashkët, përfshirë iniciativa komunale që ndërlidhen me ruajtjen dhe afirmimin e vlerave të Luftës Çlirimtare. Ministri Hoti e mirëpriti këtë iniciativë dhe i njoftoi përfaqësuesit e komunës për procesin e hartimit të bazës ligjore për rregullimin e Vlerave të Luftës Çlirimtare, si dhe rëndësinë e avancimit të këtij procesi.

Një pjesë e diskutimit iu kushtua edhe sfidave në fushën e mbrojtjes sociale në Komunën e Obiliqit, nevojave të qytetarëve dhe mundësive për përmirësimin e shërbimeve sociale.

Në takim u theksua rëndësia e bashkërendimit ndërmjet nivelit qendror dhe atij lokal për adresimin e këtyre çështjeve dhe përmirësimin e shërbimeve për qytetarët.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Po raportohet se do të nisë një valë ndryshimesh në…