Veton Elshani pritet të udhëheqë Departamentin Kufitar të Policisë së Kosovës
02 nëntor 2026
| 18:18
Ndryshime në pozitat drejtuese të Policisë së Kosovës kanë nisur sot. Veton Elshani, i cili deri më tani ka mbajtur pozitën e zëvendësdrejtorit të Policisë për rajonin e Mitrovicës së Veriut, pritet të marrë një detyrë të re.
Elshani nga sot do të udhëheqë Departamentin Kufitar të Policisë së Kosovës. Elshani ka shërbyer në strukturat drejtuese të Policisë në veri.



