SHBA do sulmojë Iranin me armë bërthamore?
Gazetari i njohur amerikan Tucker Carlson shkruan se administrata amerikane e presidentit Donald Trump mund të lëshojë brenda disa ditëve një goditje bërthamore në Iran, konkretisht në malin Pickax.
Sipas Carlson, presioni për këtë goditje po bëhet nga qeveria izraelite sipas të cilës në këtë rajon, Teherani zyrtar ka nisur zhvillimin sërish të programit bërthamor.
Gazetari shkruan se në tunelet ku mendohet se po ndodh kjo gjë është e pamundur që shkatërrimi të kryhet me armë konvencionale ndaj edhe presioni është maksimal.
“Bibi e telefonon Trump çdo ditë më thotë një vëzhgues i informuar, shkruan gazetari.
Sipas tij, goditja bërthamore në Iran do të ishte e vetmja mënyrë që Netanyahu, humbës në zgjedhjet e fundit në Izrael, për të krijuar qeverinë e re.
“Ai ka nevojë për këtë luftë”, shkruan Carlson.
Aktualisht në administratën Trump ka edhe të paktën dy njerëz me pushtet që duan rifillimin e luftës – sekretari I Mbrojtjes Peter Hegseth dhe kreu i CENTCOM, Brad Cooper, që sipas gazetarit, duan të shlyejnë gabimet dhe dështimet e fushatës së parë.



