Riaktivizohet profili i Hashim Thaçit në Facebook, ekipi i tij publikon shkrimin e vitit 1992 për Afrim Zhitinë dhe Fahri Fazliun
Profili zyrtar i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, është riaktivizuar, ndërsa ekipi i tij ka publikuar një shkrim të vitit 1992, në të cilin Thaçi kujtonte veprën dhe sakrificën e Afrim Zhitise dhe Fahri Fazliut.
Në postimin e publikuar, bëhet e ditur se më 3 nëntor 1992, në Institutin Albanologjik në Prishtinë, ishte mbajtur një orë përkujtimore me rastin e trevjetorit të rënies së dy heronjve.
Thaçi, i cili në atë kohë ishte lider studentor, kishte shkruar për qëndresën e tyre dhe frymëzimin që, sipas tij, u dhanë të rinjve për të vazhduar luftën për çlirim.
“Në Kodër të Diellit luftuan dy zemra të brumosura me idealin e lartë në luftë për çlirim nga pushtuesi; ranë dy trima, pushuan dy zemra, por nuk pushoi lufta”, thuhet në shkrimin e publikuar në profilin e tij.
Postimi përfundon me fjalët: “Lavdi e përjetshme Afrim Zhitisë dhe Fahri Fazliut!”.

Ekipi Medial i Hashim Thaçit rikthen publikimet në profilet zyrtare në Facebook dhe X



