Ushtarët hungarezë dhe zviceranë të KFOR-it stërviten me helikopterë në Kosovë

03 nëntor 2026 | 08:50

Kompania e 2-të Manovruese e Batalionit Hungarez të Rezervës Taktike të KFOR-it ka zhvilluar një stërvitje me helikopterë në Kosovë, në bashkëpunim me paqeruajtësit zviceranë.

Sipas njoftimit të KFOR-it, qëllimi kryesor i ushtrimit ishte forcimi i bashkëpunimit ndërmjet vendeve që kontribuojnë në misionin e udhëhequr nga NATO, si dhe ofrimi i përvojës praktike për ushtarët hungarezë në operacionet e transportit ajror.

“Gjatë stërvitjes, ushtarët hungarezë mësuan dhe praktikuan procedurat për dislokim dhe operim së bashku me helikopterët transportues Super Puma të Forcave Ajrore Zvicerane”, thuhet në njoftim.

KFOR-i ka theksuar rëndësinë e stërvitjeve të përbashkëta ndërkombëtare për mbështetjen e paqeruajtësve në detyrat e tyre të përditshme.

“Aktivitete të tilla janë thelbësore për mbështetjen e paqeruajtësve në detyrat e tyre të përditshme, duke rritur aftësinë e tyre për transport të shpejtë të trupave dhe ridislokim efektiv, si dhe duke siguruar bashkëpunim të pandërprerë me partnerët ndërkombëtarë”, thuhet më tej në njoftimin e KFOR-it.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Pavarësisht refuzimit të studentëve, edhe këtë mëngjes kryeministri Edi Rama…