Debat Publik nga Kompania “Eurokos Holding” Sh.p.k.

03 nëntor 2026 | 13:25

Duke u bazuar në Ligjin Nr. 08/L-181 për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis, Neni 16, pika 4, Kompania “Eurokos Holding” Sh.p.k., Prishtinë, në bashkëpunim me Ministrin e Mjedisit dhePlanifikimit Hapësinor dhe komunën organizojnë:  

DEBAT PUBLIK

Për Raportin e Vlerësimit të  Ndikimit në Mjedispër bazën e asfaltit në Grackë e Vjetër, Lipjan.

Njoftohet publiku i interesuar se më datën23.12.2026 në ora 10:00 në objektin e Kuvendit Komunal të Lipjanit, do të organizohet debat publik nga Kompania “Eurokos Holding” Sh.p.k., Prishtinë në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisitdhe Planifikimit Hapësinor dhe Komunën.

Debati Publik do të organizohet edhe në mënyrë virtuale në platformën online:

 https://us05web.zoom.us/j/7012651943?pwd=JsyiMPR68pjZDwwrm2Z53eU1x9TEbu.1

Meeting ID: 701 265 1943

Passcode: 123456

Në linkun e mëposhtëm  mund të gjeni raportin e VNM-së për bazën e asfaltit në  Grackë e Vjetër, Lipjan.

https://mmphi.rks-gov.net/Document/Announcements?type=2 

Në emalin e mëposhtëm mund të dërgoni komentet lidhur me projektin

[email protected]  

Pjesëmarrja e juaj na ndihmon ne implementimin e projektit.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Xhudistja e Kosovës, Arba Hasanaj, i është afruar medaljes në…