Trumpi paralajmëron plan për t’i dhënë fund ndihmës amerikane për Izraelin

03 nëntor 2026 | 16:40

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka bërë të ditur se synon t’i japë fund ndihmës financiare amerikane për Izraelin, e cila arrin në rreth 4 miliardë dollarë, deri në fund të vitit.

Sipas një njoftimi të “Fox News”, Trumpi e ka bërë këtë deklaratë gjatë emisionit “Fox & Friends”.

“Pak çaste më parë, në emisionin ‘Fox & Friends’, presidenti Trump bëri të ditur se do t’i japë fund të gjithë ndihmës për Izraelin deri në fund të vitit”, është thënë në njoftim.

Trumpi ka këmbëngulur se Izraeli nuk ka nevojë për këtë ndihmë dhe ka thënë se ka arritur një marrëveshje me kryeministrin Benjamin Netanyahu lidhur me këtë çështje.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Gëzim Kastrati, babai i Diana Kastratit, e ka mirëpritur ngritjen…