“Jo me lëshu detyrën, po me shku n’shpi t’u nga”, Ramadani kërkon largimin e Sveçlës
03 nëntor 2026
| 19:19
Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka përsëritur kërkesën e tij për largimin e Xhelal Sveçlës nga pozita e ministrit të Punëve të Brendshme.
Në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova, Ramadani ka kritikuar ekzekutivin e vendit dhe MPB-në për mungesën kushteve elementare në Policinë e Kosovës.
Sipas tij, për shkak të kësaj situate, gjeneratat e reja të policëve rrezikojnë të mbesin pa diplomim nga mungesa e kapelave.
“Xhelal Sveçla duhet me ikë t’u shku te shpia, jo me lëshu detyrën e me shku n’shpi, po me lanë detyrën edhe me ikë t’u nga edhe me thanë m’falni policeve dhe policëve çka ju kam ba, cilën gjendje ju kam pru, çfarë pamundësie të kushteve elementare të punës jeni edhe unë i kam krejt qejfet e mia…”, ka deklaruar Ramadani.



