Rutte pret Ramën: Patëm diskutim të mirë për investimet në mbrojtje
03 nëntor 2026
| 19:54
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka publikuar në rrjetin social X një fotografi nga takimi me kryeministrin Edi Rama, i cili u zhvillua në selinë e Aleancës.
Në reagimin e tij, Rutte shprehet se ishte i lumtur të mirëpriste kryeministrin shqiptar, ndërsa bën të ditur se diskutimet u përqendruan te investimet në mbrojtje, situata në Ballkanin Perëndimor dhe mbështetja e aleatëve për Ukrainën.
“Jam i lumtur që mirëpres kryeministrin Edi Rama në selinë e NATO-s sot. Patëm një diskutim të mirë mbi investimet në mbrojtje, situatën në Ballkanin Perëndimor dhe mbështetjen e aleatëve për Ukrainën”, shkruan Rutte.



