Një amerikan në Misisipi fiton dy jackpot-e brenda tri ditësh, shuma gjashtëshifrore

03 nëntor 2026 | 21:21

Një burrë nga Misisipi i Shteteve të Bashkuara e fitoi jackpot-in dy herë brenda tri ditësh, duke siguruar gati 300 mijë dollarë në të njëjtën kazino në qytetin Biloxi.

Kevin Baker u gëzua për herë të dytë të dielën në mbrëmje në kazinon “Beau Rivage”, ku fitoi 143 mijë e 898 dollarë në një aparat “slot” pas vetëm tetë minutash lojë, raporton gazeta “The Independent”, duke e cituar gazetën “The Sun Herald”.

Banori i qytetit Biloxi vendosi bast prej 100 dollarësh në makinën “slot” dhe e fitoi jackpot-in.

Kjo fitore erdhi dy ditë pasi Baker të premten e kaluar fitoi një shumë edhe më të madhe – 156 mijë e 476 dollarë. Ai e fitoi këtë jackpot me një bast prej 10 dollarësh, pas nëntë minutash lojë.

Duke i mbledhur këto shuma, i bie se amerikani fitoi mbi 300 mijë dollarë.

Gjatë vitit 2026, në kazinot e Gulf Coast në Misisipi janë fituar gjithsej mbi 8,5 milionë dollarë përmes jackpot-eve prej 100 mijë dollarësh ose më shumë.

Kazinoja “Beau Rivage” nuk ka publikuar ndonjë deklaratë publike për fitimet e Baker-it, por e shpërndau artikullin e gazetës “The Sun Herald” në faqen e vet në rrjetin “Facebook”.

“Beau Rivage” është hapur në vitin 1999, por pësoi dëme të mëdha nga uragani “Katrina” në vitin 2005. Resorti u rindërtua dhe u rihap në gushtin e vitit 2006.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka…