Talarico pas fitores në Teksas: Ne e mundëm Goliatin
04 nëntor 2026
| 08:17
Në fjalimin e tij të fitores në Teksas, senatori demokrat i sapozgjedhur, James Talarico, e krahasoi fitoren e tij dhe historinë e jetës së tij me tregimin biblik të Davidit dhe Goliatit.
“Në këtë garë, ne u përballëm me Goliatët tanë — njeriu më i pasur në botë, njeriu më i fuqishëm në botë dhe i gjithë establishmenti politik në Uashington,” tha Talarico.
“Davidi nuk ishte aq i madh apo i fortë sa Goliati. Ai nuk kishte aq shumë armë. Por ai kishte shpresë. Kishte besim. Dhe kishte një llastiqe. Ju ishit llastiqja ime. Populli i Teksasit ishte llastiqja ime. Dhe sonte — po, sonte — ne e kemi mundur Goliatin,” deklaroi ai.
Më herët gjatë mbrëmjes, kandidati republikan Ken Paxton e uroi Talaricon për fitoren dhe tha se do të lutej për të.



