Finlanda dhe Italia, sot në agjendën e diplomacisë së Kosovës

04 nëntor 2026 | 08:31

Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë i Kuvendit të Kosovës do të zhvillojë sot, më 4 nëntor, dy takime të ndara me përfaqësues diplomatikë të Finlandës dhe Italisë në Kosovë.

Sipas agjendës së publikuar, anëtarët e Komisionit do të takohen fillimisht me ambasadoren e Republikës së Finlandës në Kosovë, Eevamari Laaksonen.

Po ashtu, është paraparë edhe një takim me ambasadorin e Republikës së Italisë në Kosovë, Maurizio Antonini.

Të dy takimet do të mbahen në sallën C-301, në objektin e Kuvendit të Kosovës.

Në agjendën e publikuar nuk janë specifikuar temat që pritet të diskutohen gjatë këtyre takimeve.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Një grabitje e armatosur ka ndodhur në mes të ditës…