Trumpi pranon rezultatin e zgjedhjeve të mesmandatit: Me gjasë do të gjejmë një zgjidhje me demokratët

04 nëntor 2026 | 08:38

Pas zgjedhjeve të mesmandatit në ShBA, presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se është i gatshëm të pranojë rezultatin e tyre, edhe nëse republikanët humbin kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve.

Në një intervistë për gazetën “The New York Times”, Trump tha se është i gatshëm të bashkëpunojë me demokratët në rast se ata marrin shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve, duke shprehur bindjen se mund të gjendet një gjuhë e përbashkët.

“Ne do të punojmë me demokratët dhe, e dini, mezi presim të punojmë me ta. Me gjasë do të gjejmë ndonjë zgjidhje”, citohet të ketë thënë Trump.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Arlinda Zekaj iu drejtua policisë shumë herë duke kërkuar mbrojtje.…