Erion Veliaj zhvendoset nga sektori i paraburgimit në atë spitalor
04 nëntor 2026
| 11:37
Burgu i Fierit ka zhvendosur kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, nga sektori A i paraburgimit në sektorin spitalor, i cili ndodhet brenda të njëjtit institucion.
Sipas raportimit të “TCh”, vendimi është marrë pas gjetjeve të Komitetit Shqiptar të Helsinkit dhe ankesave të Veliajt, i cili ka pretenduar se gjendja e tij shëndetësore nuk është vlerësuar siç duhet.
Më herët, gjatë qëndrimit në paraburgimin e Durrësit, Veliaj kishte pësuar dëmtime në këmbë. Pas transferimit në burgun e Fierit, ai ishte ankuar se nuk i ishte marrë parasysh gjendja shëndetësore.
Ndërkohë, nuk dihet nëse zhvendosja lidhet me vizitën e ministrit të Drejtësisë, Toni Gogu, në këtë institucion pak ditë më parë.



