Hargreaves dhe Konjufca diskutojnë për strategjinë shtetërore për ankesat ndaj vendimit të Hagës

04 nëntor 2026 | 16:38

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Glauk Konjufca, kanë diskutuar për strategjinë shtetërore lidhur me procesin e ankesave ndaj vendimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës për ish-krerët e UÇK-së.

Në një postim në “Facebook”, Hargreaves ka thënë se Kosova duhet të mbetet e përkushtuar ndaj obligimeve të saj ndërkombëtare dhe sundimit të ligjit.

“Diskutuam për rolin e rëndësishëm të Grupit Punues për Strategjinë Shtetërore për Procesin e Ankesave pranë Dhomave të Specializuara të Kosovës, në garantimin që Kosova të mbetet e përkushtuar ndaj obligimeve të saj ekzistuese ndërkombëtare dhe të vazhdojë të respektojë sundimin e ligjit”, ka shkruar ambasadori britanik.

Ai ka bërë me dije se me Konjufcën kanë zhvilluar gjithashtu një diskutim të vlefshëm për partneritetin ndërmjet dy vendeve.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Theia Accessories B.I me seli në Prishtinë, shpall të pavlefshme…