Kuka ngre shqetësime për gjendjen dhe zhvillimin e sportit në Kosovë

05 nëntor 2026 | 11:36

Trajneri i njohur i xhudos, Driton Kuka, ka ngritur shqetësime për gjendjen dhe zhvillimin e sportit në Kosovë, duke vlerësuar se vendi nuk ka shënuar përparimin e pritur që nga pjesëmarrja e parë në Lojërat Olimpike.

Në një postim në “Facebook”, Kuka ka shprehur skepticizëm për numrin e sportistëve që do ta përfaqësojnë Kosovën në Lojërat Olimpike “Los Angeles 2028”, duke vlerësuar se shumica dërrmuese e tyre mund të vijnë nga sporti i xhudos.

Sipas tij, Kosova mund të kualifikojë vetëm tre ose katër xhudistë dhe një boksier, ndërsa numri i sportistëve të zhvilluar në vend mund të jetë edhe më i vogël sesa në Paris 2024.

Kuka ka bërë dallimin mes suksesit të sportistëve të zhvilluar në Kosovë dhe atyre të natyralizuar, duke theksuar se këta të fundit nuk i konsideron rezultat të punës së federatave sportive, Komitetit Olimpik të Kosovës apo Ministrisë përgjegjëse për sportin.

Ai ka kritikuar gjithashtu orientimin e institucioneve sportive, duke vlerësuar se prioritet duhet të jenë rezultatet në gara dhe zhvillimi i sportistëve, e jo organizimi i garave.

Në fund, trajneri i njohur ka kërkuar krijimin sa më të shpejtë të një ekipi njerëzish me integritet, i cili do të hartonte një strategji për zhvillimin e sportit në Kosovë.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Kombëtarja e Zvicrës ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar…