Rikthehet Xhaka, ftohen edhe Jashari e Bajrami, publikohet lista e Zvicrës për ndeshjet e nëntorit
05 nëntor 2026
| 11:34
Kombëtarja e Zvicrës ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjet e muajit nëntor.
Përzgjedhësi Murat Yakin ka përfshirë në listë edhe tre futbollistë me prejardhje shqiptare: Granit Xhakën, Ardon Jasharin dhe Adrian Bajramin.
Rikthimi i Xhakës është një nga zhvillimet kryesore të listës, ndërsa ftesa për Jasharin dhe Bajramin vazhdon të mbajë në vëmendje futbollistët me rrënjë shqiptare që përfaqësojnë Zvicrën.



