Çitaku takohet me Hargreaves, diskutojnë zhvillimet politike dhe perspektivën euroatlantike të Kosovës

05 nëntor 2026 | 16:35

Ushtruesja e detyrës së kryetares së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka pritur sot në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, me të cilin ka diskutuar për zhvillimet e fundit politike në vend.

Çitaku e ka vlerësuar pozitivisht përmbylljen e procesit të formimit të institucioneve, duke theksuar se tani nevojitet përqendrim në adresimin e sfidave me të cilat përballen qytetarët dhe në avancimin e prioriteteve shtetërore.

“Kosova përballet me sfida të rëndësishme që kërkojnë vëmendje të plotë institucionale, përgjegjësi dhe angazhim për të përmirësuar jetën e qytetarëve”, ka theksuar Çitaku.

Gjatë takimit, palët kanë diskutuar edhe për procesin gjyqësor në Dhomat e Specializuara në Hagë.

Çitaku ka theksuar rëndësinë e respektimit të standardeve më të larta të drejtësisë, të së drejtës për gjykim të drejtë dhe të vendimmarrjes së bazuar në fakte e prova, pa ndikime politike.

“Në takim u riafirmua rëndësia e partneritetit të qëndrueshëm të Kosovës me aleatët e saj, si dhe përkushtimi ndaj perspektivës euroatlantike të vendit, me synim anëtarësimin në NATO dhe në Bashkimin Evropian”, është thënë në komunikatën e PDK-së.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Elmi Reçica, ka…