Thellohet kriza e Viniciusit, rrezikohet pozita e titullarit te Real Madridi

05 nëntor 2026 | 17:04

Vinicius Junior po kalon një periudhë të vështirë te Real Madridi. Sulmuesi brazilian nuk ka kompletuar asnjë driblim në tri ndeshjet e fundit, ndërsa në përballjen ndaj AEK-ut është zëvendësuar në minutën e 82-të.

Në anën tjetër, Yan Diomande po bind gjithnjë e më shumë me paraqitjet e tij. Në të njëjtën ndeshje, ai ka kompletuar katër driblime dhe ka krijuar më shumë rrezik në fazën ofensive.

Kjo situatë mund t’i japë trajnerit Jose Mourinho arsye për ta vendosur Diomanden në krahun e majtë të sulmit, madje edhe pas rikthimit të Viniciusit në kampionat.

Kështu, braziliani mund të rrezikojë vendin në formacionin titullar, nëse Diomande vazhdon me paraqitje të tilla.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Flamengo po përgatit një lëvizje për portierin Alisson Becker, me…