Deschamps refuzon mundësinë për t’u bërë trajner i Manchester Unitedit

05 nëntor 2026 | 16:55

Didier Deschamps është kontaktuar nga Manchester Unitedi për mundësinë që të marrë drejtimin e skuadrës si trajner i përhershëm.

Megjithatë, përzgjedhësi i Francës nuk është i interesuar për këtë mundësi, të paktën jo në rrethanat aktuale.

Sipas gazetarit Santi J. FM, Deschamps nuk është i bindur nga situata në klubin anglez, ku ka përplasje mes drejtuesve dhe tifozëve. Ndërkohë, Manchester Unitedi po përballet edhe me kritika për punën e bërë në afatet kalimtare të transferimeve.

Kështu, pavarësisht kontaktit nga “Djajtë e Kuq”, Deschamps nuk e sheh si mundësi të përshtatshme marrjen e drejtimit të skuadrës.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Vendimi është marrë: Lutfi Dalipi, talenti 20-vjeçar i Young Boys,…