Zyrtare: Raphinha vazhdon kontratën me Barcelonën deri në vitin 2030
05 nëntor 2026
| 16:39
Barcelona ka siguruar vazhdimësinë e Raphinhës, i cili ka nënshkruar kontratë të re me klubin katalunas deri më 30 qershor 2030.
Sulmuesi brazilian, 29-vjeçar, do të vazhdojë të jetë një nga liderët e skuadrës së drejtuar nga Hansi Flick, pas një fillimi fantastik të sezonit.
Raphinha ka realizuar 19 gola në edicionin 2026/27, prej të cilëve 15 në La Liga dhe katër në Ligën e Kampionëve.
Ai është gjithashtu braziliani i katërt me më së shumti paraqitje në historinë e Barcelonës, me gjithsej 190 ndeshje, si dhe golashënuesi i katërt më i mirë brazilian i klubit, me 94 gola.




