Presidenti kroat pritet ta vizitojë Kosovën në fillim të dhjetorit?

06 nëntor 2026 | 12:13

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, pritet ta vizitojë Kosovën në fillim të muajit dhjetor të këtij viti.

Kështu ka mësuar “Dukagjini” nga burimet e veta diplomatike, ndërsa vizita e presidentit kroat pritet të zhvillohet më 10 dhjetor.

Milanoviq e ka vizituar Kosovën për herë të fundit më 23 dhe 24 dhjetor të vitit 2021, në kuadër të një vizite zyrtare dyditore, me ftesë të presidentes së atëhershme të Kosovës, Vjosa Osmani.

Gjatë qëndrimit në Prishtinë, ai është takuar me ish-presidenten Osmani, kryeministrin Albin Kurti dhe ish-kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca. Po ashtu, ka vizituar Janjevën dhe pjesëtarët e komunitetit kroat në Kosovë, si dhe ushtarët kroatë që shërbejnë në kuadër të misionit të KFOR-it.

Në atë kohë, Milanoviq ka shprehur mbështetjen e Kroacisë për integrimin euroatlantik të Kosovës dhe ka theksuar se do të angazhohej për njohjen e mëtejshme të pavarësisë së saj.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Real Madridi nuk ka reaguar ende ndaj tërheqjes së Cristiano…