Presidentja Shiroka-Pula priti në takim një delegacion të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës

06 nëntor 2026 | 12:23

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka-Pula, priti në takim një delegacion të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, të kryesuar nga zëvendëskryetari Fejzullah Krasniqi.

Anëtarët e delegacionit e uruan presidenten Shiroka Pula për marrjen e detyrës dhe i dëshiruan suksese në ushtrimin e mandatit.

Ndërkaq, presidentja Shiroka-Pula i ka falënderuar për urimet dhe ka vlerësuar kontributin e Akademisë së Shkencave në zhvillimin e mendimit shkencor, kulturës dhe arsimit në Kosovë.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se deficiti tregtar…