Haxhiu takon kryetarët e grupeve parlamentare, koordinim për interesat e përbashkëta

06 nëntor 2026 | 12:57

Kryeparlamentarja Albulena Haxhiu sot ka pritur në takim kryetarët dhe kryetaret e grupeve parlamentare, ku është zhvilluar një diskutim i hapur për punën dhe prioritetet e Kuvendit, si dhe organizimin e seancave parlamentare gjatë muajve të ardhshëm.

Haxhiu ka theksuar se secili grup parlamentar përfaqëson bindje dhe qëndrime të ndryshme, me ç’rast, sipas saj, kjo është pjesë e natyrshme e pluralizmit demokratik.

“Është e rëndësishme që për interesat e përbashkëta të kemi koordinim të plotë, të respektojmë dallimet dhe të gjejmë gjuhë të përbashkët aty ku ekzistojnë mundësitë për bashkëpunim”, ka shtuar ajo në postimin e saj në “Facebook”.

Po ashtu, ajo ka thënë se qytetarët presin përgjegjësi dhe përkushtim në vendimmarrje, nëpërmjet së cilës adresohen nevojat e tyre dhe jepen përgjigje konkrete ndaj pritjeve të tyre.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Ambasadori i ri amerikan në Shqipëri, Eric Wendt, ka prezantuar…