“Folmekm.al”, Rama krijon një platformë të re për të komunikuar me qytetarët

06 nëntor 2026 | 14:01

Kryeministri  i Shqipërisë, Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale hapësirën më të re të komunikimit online, përmes së cilës i fton qytetarët që t’i drejtohen drejtpërdrejt atij dhe qeverisë për problematikat e tyre.

Kjo nismë e Ramës vjen pas protestave në Tiranë, ku studentë dhe qytetarë kanë kërkuar dorëheqjen e tij, duke refuzuar dialogun që Rama synonte të vendoste me ta.

Rama, gjithashtu, për disa ditë rresht ka vendosur një tryezë prej guri me disa ulëse, si ftesë për protestuesit për të dialoguar.

“👉 Folmekm.al – Dritarja e Dialogut është e hapur ❤️”, ka shkruar kreu i qeverisë, bashkëngjitur me videon, në të cilën shpjegon se si funksionon faqja.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Ndonëse ende nuk ka një datë zyrtare për nisjen e…