Kurti hesht për shkarkimin e Sveçlës dhe Gërvallës
06 nëntor 2026
| 13:40
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk ka pranuar të deklarohet për media lidhur me kërkesat për shkarkimin e ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, dhe ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla, .
Kurti ka refuzuar t’u përgjigjet pyetjeve të gazetarëve, ndërsa protestuesit nga Kolektivi për Mendim Feminist po vazhdojnë të kërkojnë shkarkimin e dy ministrave, pas vrasjes së Arlinda Zekajt, raporton “Ekonomia Online”.
Protestuesit po kërkojnë përgjegjësi institucionale për këtë rast, duke këmbëngulur në shkarkimin e ministrave përkatës.



