Selektori Maran do vendin e parë në grup

06 nëntor 2026 | 13:33

Pasi ka publikuar listën, selektori i Kombëtares së Shqipërisë, Rolando Maran, ka folur në konferencën për shtyp për grumbullimin e këtij muaji, i cili nis të hënën.

Shqipëria këtë muaj i luan dy ndeshjet e fundit në kuadër të Grupit C1 të Ligës së Kombeve, ku do të përballet me Finlandën dhe Hungarinë.

Ndeshja e parë do të jetë në Tiranë, kundër Finlandës, më 12 nëntor, kurse tri ditë më vonë luhet dueli me Bjellorusinë në Hungari.

Shqipëria është e para në grup me nëntë pikë, dy më shumë se Finlanda dhe Hungaria, ndërsa Maran ka thënë se synon që sezonin ta mbyllë në këtë pozitë për t’u promovuar në Ligën B sezonin tjetër.

“Presioni është pozitiv, duam të bëjmë mirë, të mbyllim mirë këtë grup, në kryesim. Kemi të gjitha mundësitë ta bëjmë, jemi me motivimin e duhur”, ka thënë Maran.

Ai ka insistuar me bindje të plotë se ka bërë listën e duhur për këto dy përballje dhe ka thënë se stërvitjen e së hënës do ta mbajë me dyer të hapura, duke mirëpritur të gjithë tifozët.

“Jemi të parët në çdo të dhënë në Ligën C. Në të gjithë Ligën C jemi të parët me gola në favor, jemi ata që kemi pësuar më pak aksione kundër, të parët jemi edhe me gjuajtjet në portë”, ka shtuar Maran.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Edon Zhegrova pritet që të aktivizohet prej minutës së parë…