Rreth tri orë në SPAK, flet Ardit Gjebrea: E kam premierë, ishin miqësorë, s’flas dot më shumë
06 nëntor 2026
| 14:35
Pas thuajse tri orësh, Ardit Gjebrea ka lënë ambientet e Prokurorisë së Posaçme.
Pas daljes nga SPAK-u, Gjebrea nuk tregoi nëse ishte thirrur si person në dijeni, ndërsa me batuta është shprehur se e kishte premierë ardhjen e tij.
“Nuk flas dot më shumë, sepse duhet ta respektoj institucionin. Jam person në dijeni. E kam premierë. Por jo keq, ishin miqësorë”, ka thënë Gjebrea.



