Protestuesit hedhin molotovë dhe fishekzjarre drejt policisë, forcat e rendit përgjigjen me ujë dhe gaz lotsjellës

07 nëntor 2026 | 18:28

Pas qëndresës për disa minuta para Kryeministrisë, protestuesit janë zmbrapsur nga policia, ndërsa këta të fundit kanë bërë një tërheqje prej disa metrash.

Ndërkohë, sipas pamjeve, protestuesit kanë hedhur molotovë dhe fishekzjarre në drejtim të forcave të rendit, ndërsa policia u është përgjigjur me ujë.

Ndërkohë, te Ministria e Brendshme është hedhur gaz nga policia, aty ku ndodhet edhe një pjesë e protestuesve. Forcat e policisë kanë ndërhyrë për t’i zhvendosur ata, duke i drejtuar në drejtim të Parkut Rinia.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Poloni, Tom…