Zbulohet identiteti i autorit të sulmit në Poloni ku u vranë 6 persona u plagosën 15, dalin fotografitë e tij

07 nëntor 2026 | 20:39

Gjashtë persona të vrarë, ku katër janë gra dhe dy burra, dhe 15 persona kanë mbetur të plagosur, si pasojë e një sulmi në Krakov të Polonisë.

Njëri nga policët ndodhet në gjendje shumë të rëndë. Siç bëri të ditur ministri i Brendshëm dhe Administratës, ai është qëlluar tri herë me armë zjarri dhe po i nënshtrohet një operacioni.

Sipas informacioneve të siguruara nga gazeta Onet, personi i arrestuar është Michał O., nga Ostrowiec Świętokrzyski.

Ai kishte leje për të poseduar dy armë zjarri. Babai i tij, ndërkaq, posedonte 11 armë, ndërsa vetura me të cilën lëvizte sulmuesi ishte e regjistruar në emër të babait të tij.

Redaksia bën të ditur gjithashtu se gjendja shëndetësore e të arrestuarit është stabile.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Të paktën gjashtë persona kanë mbetur të vrarë nga të…